Policia konfiskon 5,800 kg mjaltë të kontrabanduar
Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5800 kg kavanoza me mjaltë.
“Policia e Kosovës, në këtë rast njësitet e hetuesisë të policisë kufitare vazhdojnë me luftën kundër kontrabandës, ku sot me datën 13.11.2023 në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës, kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar: 5800 x 1L kavanoza me mjaltë = 5800 kg”, thuhët në njoftim.
Lidhur me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A., (1985) dhe E.I., (1996) , të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet aty.