Nga një muaj paraburgim ndaj pesë policëve të përfshirë në rastin e të ndjerit Agon Zejnullahu - NACIONALE

Nga një muaj paraburgim ndaj pesë policëve të përfshirë në rastin e të ndjerit Agon Zejnullahu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Lipjan ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për përfshirje në vdekjen e Agon Zejnullahut.

"Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve E.B., L.RR., A.K., A.R. dhe I.N., në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Vrasje nga pakujdesia.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Të pandehurit E.B., L.RR., A.K., A.R. dhe I.N. dyshohen se me datë 07.07.2025, rreth orës 00:10, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan duke vepruar në bashkëkryerje nga pakujdesia kanë privuar nga jeta, tani të ndjerin A.Z."

Prokuroria paraqiti kërkesë për paraburgim ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe katër zyrtarëve të tjerë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri. Ata dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në rrethana të bashkëkryerjes, raportoi “Bekimi për Drejtësi”.

Lajme të ngjashme