Në vrasjen e Enver Bajraktarit, morën pjesë disa persona: Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarit, dhe jep detaje për ngjarjen - NACIONALE

Në vrasjen e Enver Bajraktarit, morën pjesë disa persona: Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarit, dhe jep detaje për ngjarjen

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar paraburgimin të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit.

Megjithatë, në këtë rast, morën pjesë disa persona.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dalë nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit”.

“Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë se nëse i pandehuri ndodhet në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata dhe Prokuroria, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Gjykata ka vlerësuar po ashtu se ekziston rreziku se i pandehuri mund të fshehë, ndryshojë apo t’i falsifikojë provat.

Lajme të ngjashme