“Na e keni futur thikën në asht”, Uk Lushi për Gjykatën Speciale: Reagimi ynë është e drejtë njerëzore - NACIONALE

“Na e keni futur thikën në asht”, Uk Lushi për Gjykatën Speciale: Reagimi ynë është e drejtë njerëzore

4 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-pjesëtari i UÇK-së në Batalionin Atlantiku, Uk Lushi, ka reaguar ashpër për shtyrjen e vendimit në rastin e krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se reagimi mbrojtës i Kosovës, është e drejtë njerëzore.

Postimi:

Është e çuditshme si nuk kanë eksploduar Kosova dhe shqiptarët në Ballkan për shkak të keqtrajtimit të lidershipit të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës nga prokurorët dhe gjykatësit e Gjykatës Speciale në Hagë.

Shtyerjet janë bërë torturë për një shtet dhe për një popull të tërë. Zhagitjet dhe loja po shihen ashtu si janë— të ndyera. Pa asnjë arsye.

Aleatët dhe Gjykata Speciale nuk janë duke kuptuar se kanë shpenzuar krejt kapitalin dhe leverixhin me shqiptarët duke lejuar nëpërkëmbjet e dinjitetit bazik të krejt popullit shqiptar.

Kusia është duke vluar dhe po u derdh, uji do të djegë investimet e miqve dhe armiqve në Kosovë. Kosova nuk do të ketë zgjedhje pos që të mos lejojë trajtimin e saj si Serbia e Hitlerit të Serbisë Milošević. Mënyra si është duke u trajtuar Kosova është sikur të trajtoheshin hebrenjët dhe Izraeli si Gjermania e Hitlerit.

Populli shqiptar e ka, quajeni si të doni, ves apo virtyt të durojë deri ku nuk durohet, por kur të eksplodon do të jetë keq për secilin buzhuvell, të huaj dhe nativ, në Kosovë.

Sidomos ju ambasadorokratë në Prishtinë mos thoni se nuk jeni paralajmëruar. E keni tepruar përtej neverisë.

E keni tepruar me Gjykatën Speciale dhe jeni duke u sjellë si kolonialistë mbi sistemin juridik të Kosovës pa e pyetur Kosovën për asgjë. E keni shumë gabim nëse mendoni se Kosova pranon gjithçka pafund.

Çdo verdikt tjetër përpo lirimit të themeluesve të shtetit të Kosovës, pas gjykimit farsë ku nuk u provua asnjë pikë e aktakuzës dhe u diskredituan rrenat ndërkombëtare për rrenat e Dick Martyt, do të shpërthejë krejt Kosovën dhe shqiptarët nuk mbajnë asnjë obligim e as përgjegjësi ndaj askujt, as aleatëve dhe as armiqve.

Dijeni se na e keni futur thikën në asht dhe reagimi ynë mbrojtës është e drejtë njerëzore dhe natyrore.

Lajme të ngjashme