Maliqi pas raportimit të Nacionales për provat në Hagë: Kryesit e spastrimit etnik nuk mund të jenë dëshmitar të besueshëm,
Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas raportimit të Nacionales, se disa qindra prova nga MUP-i, Komanda e Përbashkët për “Kosovën e Metohinë”, janë pranuar si prova në Gjykatën Speciale.
Maliqi ka pyetur si është e mundur të pranohen prova të tilla, kur këto mekanizma, është vërtetuar se kanë kryer spastrim etnik.
“Jam kurioz se si dhe pse Gjykata Speciale pranon si prova të pranueshme dokumentet e prodhuara nga një aparat shtetëror i përcaktuar nga ICTY si një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Kryerësi i spastrimit etnik nuk mund të jetë një dëshmitar i besueshëm kundër kundërshtarëve të tij”, thuhet në postim.