Kush është Javorka Perlinçeviq, prokurorja serbe që do ta hetojë rastin e Liridona Ademajt? - NACIONALE

Kush është Javorka Perlinçeviq, prokurorja serbe që do ta hetojë rastin e Liridona Ademajt?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëri ndër rastet më tragjike në Kosovë pas luftës, vrasja e Liridona Ademajt, do të hetohet nga

prokurorja serbe, Javorka Perlinçeviq.

Rasti i është ndarë prokurores serbe, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani, e cila së shpejti pritet të pensionohet.

Ndarja është bërë përmes radhitjes, ku ky rast do t'i takojë prokurores serbe.

Prokurorja Perlinçeviq nuk ka pasur ndonjë rast të madh e publik në karrierën e saj. Vlen të theksohet

vrasja e një personi te nënkalimi në Prishtinë. Aty një i dyshuar pas një sulmi fizik, e kishte shtyrë

shkallëve viktimën, i cili nga goditjet kishte vdekur. Prokurorja serbe e kishte cilësuar veprën si “Vrasje

nga pakujdesia”. I dyshuari ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.

Perlinçeviq jeton në Shtërpcë, kurse provimin e Jurispodencës e kishte kaluar në Beograd. Ajo punon si

prokurore që nga viti 2012.

Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, janë

shpërndarë në burgje të ndryshme.

Ndaj Plavës, kishte pasur edhe një tentim-sulm në burg gjatë javës së kaluar.

VIDEO:

Lajme të ngjashme