“Ka qenë i frikësuar”, “Që 17 vjet t’u sorollat nëpër gjykata” – Gjykimi i Enver Sekiraqës përcillet me përplasje, përfshihet edhe babai i Triumf Rizës
Është mbajtur seanca e radhës për vrasjen e ish-policit, Triumf Riza në Gjykatën Themelore në Prishtinë, saktësisht në departamentin e krimeve të rënda, ku i akuzuar për nxitje në vrasje është Enver Sekiraqa.
Në këtë seancë mungoi mbrojtja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi, ku trupi gjykues tha se e njëjta nuk ka munguar të paraqitej sot për shkak të disa problemeve shëndetësore, kështu duke e bërë të pamundur mbajtjen e seancës.
Pas njoftimit të kryetarit të trupit gjykues, Agim Kuçi, prokurori i rastit mori fjalën dhe bërë një propozim, kështu duke kërkuar që të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit Arben Selamani, shokë i afërt me tashmë të ndjerin Triumf Riza.
Prokurori bëri të ditur se kanë siguruar adresën e vendbanimit të Selmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke cekur se kanë siguruar edhe numrin e tij kontaktues, ku tha se dëshmia e tij mund të dëgjohet edhe përmes video-linkut.
“Të ftohet në cilësinë e dëshmitarit edhe Arben Selmani. Ky dëshmitar do të për arsyet e mëposhtme. Mund të na tregoi për lidhjet që ka pasur me të ndjerin Triumf Rizën, ka qenë njëri ndër shokët kryesor. Për problemet e më hershme që i ndjeri i ka pasur me të pandehurin Enver Sekiraqa.” – ka thënë prokurori
Kjo kërkesë u kundërshtua nga i akuzuari, Sekiraqa, i cili tha se koha për dëshmi tash ka mbaruar dhe i njëjti e akuzoi prokurorin se po luan rolin e gjykatësit.
Sekiraqa gjithashtu tha nuk janë 17 ditë që janë duke u gjykuar po sipas tij “që 17 vjet po sorollatemi nëpër gjykatë”.
“Unë sa mujta me dëgju dhe me kuptu prokurorin, ky u thirr se ka të drejtë trupi gjykues, ky po don me lujt rolin e gjykatësit. Ju me pas parasysh këtë punë dhe me pas pa të nevojshme e kishi thirr vet ata, se kishi lan me thirr prokurori. Unë më sa di koha e dëshmitarëve ka përfundu. Puna e dëshmitarit nuk është që 17 ditë, ne jemi në gjykatë t’u sorollat që 17 vite.” – ka thënë Sekiraqa.
Kërkesën e prokurorit e mbështeti Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, i cili tha se kishte informacione që Arben Selmani ishte i frikësuar në kohën kur ka ndodhur vrasja.
“Mbështes vendimin e prokurorit, kam informata që ai ka qenë shumë i frikësur dhe s’ka guxuar përpara... sepse ai në Swiss Kazino i plagosur rëndë.” – ka thënë ai.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.