Vrasja mizore e 19-vjeçares në vitin 2013 – Sead Halilaj para Apelit: Jom kon në vendin e gabuar, në kohën e gabuar - NACIONALE

Vrasja mizore e 19-vjeçares në vitin 2013 – Sead Halilaj para Apelit: Jom kon në vendin e gabuar, në kohën e gabuar

2 orë më parë

nga Eriola Cacaj

Sead Halilaj, i dënuar me 15 vjet burg për vrasjen mizore të 19-vjeçares Ingrid Kullaj në vitin 2013 në Prizren, është paraqitur sot para Gjykatës së Apelit.

Sipas aktakuzës, Halilaj dhe Sead Kullaj e vranë Ingrid Kullajn, motrën e këtij të fundit, në mënyrë dinake dhe mizore. Kullaj ishte dënuar më herët, ndërsa Halilaj ishte arratisur nga Kosova pas krimit dhe u ekstradua nga Britania e Madhe në vitin 2024.

Ngjarja ndodhi më 4 qershor 2013. Sipas aktakuzës, Ingrid Kullaj punonte si valltare dhe këngëtare në një lokal nate në Prizren. Vëllai i saj nuk pajtohej me punën e saj dhe dyshohet se e sulmoi me një thikë 21.3 centimetra, duke i shkaktuar disa plagë që rezultuan fatale. Aktakuza thekson se gjatë kryerjes së krimit, Sead Halilaj dhe Sead Kullaj vepruan së bashku.

Lajme të ngjashme