"Halili ua ka ba skicat djemve të vet me dalë me kallash" - Nxënësi Ledion Hamza humbi jetën në tragjedinë e Gllogjanit, babai i tij me dëshmi emocionuese në gjykatë - NACIONALE

"Halili ua ka ba skicat djemve të vet me dalë me kallash" - Nxënësi Ledion Hamza humbi jetën në tragjedinë e Gllogjanit, babai i tij me dëshmi emocionuese në gjykatë

2 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Në Gjykatën themelore në Pejë, në departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ku janë duke u akuzuar, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.

Në këtë rast kishin mbetur të vdekur, Gani Gjokaj, shoferi i autobusit, dhe dy të miturit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.

Në seancën e së premtës, është deklaruar në cilësinë e dëshmitarit Beqë Hamzaj, babai i Ledionit.

“Me çu djalin në shkollë e met ardh me arkivol nuk ish lehtë.” – ka thënë ai.

Hamzaj, ndër të tjera ka treguar se atë natë kur ka ndodhur rasti, djali i tij, Ledioni i kishte thirrur nënën e tij dhe i kishte thënë bëjë bukën gati se jamë rrugës duke ardhur.

Ai gjithashtu ka thënë se pas 20 minutave, ka tentuar ta thërras përseri Ledionin dhe në atë rast në telefon ishte lajmëruar një djalë tjetër i cili i ka treguar se kanë gjuajtur me armë në autobus dhe i kishte thënë të shkonte në vendin e ngjarjes.

Hamzaj ka bërë të ditur se ishte i pari ai që kishte mbërri në vendin tek autobusit, dhe afër dritareve të autobusit kishte filluar që të thërriste emrin e djalit të tij, mirëpo pa përgjigje nga i njëjti. Në atë moment ai tha se e ka ditur që ose është plagosur ose kishte vdekur.

“E kanë marrë djalin dhe e kanë futur në veturën të policisë dhe e kanë dërguar për në ambulantë në Deçan, dhe menjëherë e kishin nisur për në Spitalin e Pejë, ku pasi që kishin arritur aty pa gjysmë ore kishin ndërruar jetë.” – ka thënë ai.

Dëshmitari Hamzaj ka folur edhe për të akuzuarin Halil Memetaj ku ka përmendur vdekjen e vajzës së tij, që sipas aktakuzës thuhet se kjo ka qenë pikë nisja që ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Hamzaj tha se në ditën kur është varrosur vajza e Halilit, ai kishte qenë i qetë, por se tregoi se gjatë ceremonisë së varrimit i njëjti e kishte hequr nga dora orën e tij dhe e kishte future në arkivolin e vajzës së tij të ndjerë.

Kjo për do shenja tregon si do të marr hak për vajzë, këtë e kam dëgjuar nga të moçmit”, tha dëshmitari Hamzaj.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme