Gazetari Beha jep detaje nga aktakuza: Një dëshmitar gjatë dëshmisë ka thënë se Radojçiq ka ikur në Rusi
Gazetari i Nacionales, Besian Beha në emisionin ‘Politiko’ ka shpalos detaje nga aktakuza e ngritur ndaj grupit terrorist të Basnjskës.
Beha ka treguar se në aktakuzë thuhet se qëllimi i grupit të Banjskës të drejtuar nga Milan Radojçiq ishte aneksimi i pjesës veriore të Kosovës Gjithashtu ai ka zbardhur dëshminë e një dëshmitari që pretendonte se Radojiçiq kishte ikur në Rusi.
“Interesante në aktakuzë ka qenë deklarata e një dëshmitarit qe thotë se Milan Radojçiq ka ikur në Rusi. Normalisht kjo mbetet me u konfirmuar, por po e transmetoj atë që ky dëshmitar e ka thënë. Pastaj kemi deklaratat e personave të pandehur të cilët thotë se kanë qenë pjesë e grupit, por nuk e kanë ditur se do të ndodh sulmi, mirëpo kam qenë i obliguar për t’i zbatuar urdhrat”, ka thënë Beha