Goxhaj flet pas lirimit: Ishte tentativë për të na frikësuar
Dritan Goxhaj, ish-ushtar i UÇK nga Shqipëria, sot është liruar nga Gjykata e Apelit të shtetit shqiptar, pas u refuzua kërkesa për ekstradim të tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Goxhaj ka folur pas lirimit, duke thënë se arrestimi i tij ishte një tentativë për frikësim.
“Dua të them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, nuk e kisha humbur as unë e as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, apo ata që janë në Hagë. Thjesht ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar, për të na hequr nga rruga jonë e për të na thënë se nuk ishim në një rrugë të drejtë.” – tha ai, transmeton Euronews Albania.
“Fakti që sot me gjithë përpjekjet e kësaj reformës për drejtësi, për të hequr nga sistemi i drejtësisë dhe të gjykatës të aftë dhe patriot, famtirësisht nuk ia kanë arritur asaj gjendje për ta bërë atë. Sot arritëm të tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, u shpreh tutje Goxhaj.