Gjykata Themelore e kishte dënuar Hafizin për “keqtrajtim, frikësim, dhunë psikike” ndaj Sinjalizueses për Ambalazhuesit - NACIONALE

Gjykata Themelore e kishte dënuar Hafizin për “keqtrajtim, frikësim, dhunë psikike” ndaj Sinjalizueses për Ambalazhuesit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përpos dyshimeve për keqpërdorimet dhe vjedhjet multimilionëshe të lidhura me borxhin e kompanive të pijeve dhe ambalazhimit të ujit, përçka është arrestuar Naser Hafizi. I njejti, pra ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kishte qenë i përfshirë edhe në keqtrajtim e dhunë psikike ndaj një zyrtareje të MMPHI-së.

Madje për këtë edhe ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, meqë sipas aktgjykimit të cilin e posedon Albanian Post, Hafizi për dy vjet me radhë – nga dhjetori i vitit 2021 deri në janar të vitit 2023, e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet e tij duke e “keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin të dëmtuarës”.

“I njëjti kishte filluar në shenjë hakmarrje vazhdimisht duke ushtruar dhunë psikike, duke iniciuar masën disiplinore, duke i dhënë vërejtje me shkrim dhe duke vazhduar ndikimin në vazhdimësi në lëshimin e lejeve ujore për disa ambalazhues dhe duke bërë ndërhyrje direkte në vendimmarrjen e saj”, thuhet në aktgjykimin e muajit shtator të vitit 2023.

Lajme të ngjashme