Gjykata Speciale me lexim të vetin për raportin e organizatës britanike, akuzon Avokatin e Popullit për krijim “imazhi të rremë” - NACIONALE

Gjykata Speciale me lexim të vetin për raportin e organizatës britanike, akuzon Avokatin e Popullit për krijim “imazhi të rremë”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë reaguar ndaj raportimeve rreth raportit të një organizate britanike rreth punës së Gjykatës Specialea, duke i cilësuar disa interpretime të Avokatit të Popullit si të pasakta dhe mashtruese.

Reagimi vjen pas publikimit të një raporti të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i kërkuar nga Avokati i Popullit.

Gjykata Speciale thotë se raporti nuk konstaton shkelje të të drejtave të njeriut nga gjykatësit e tyre.

"Interpretimet e bëra nga Avokati i Popullit janë në mospërputhje me raportin, nuk pasqyrojnë saktë përmbajtjen dhe përfundimet e raportit, dhe rrjedhimisht krijojnë një imazh të rremë të Dhomave të Specializuara", thuhet në deklaratën zyrtare.

Dhomat theksuan gjithashtu se as Avokati i Popullit, as Komiteti britanik nuk kanë të drejtë paraqitjeje parashtrimesh para kësaj gjykate.

Lajme të ngjashme