Gjendet pa shenja një burrë 68 vjeçar në Podujevë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete sot në Podujevë rreth orës 10:00 në rrugën “Qendresa”.
Lajmin për gazetën Nacionale, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën "Qëndresa" në Podujevë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.
Ndër të tjera ajo ka konfirmuar se viktima i përket moshës 68 vjeç.