Fjalimi i Ramës trazon Këshillin e Evropës: Zelensky, Thaçi, Gjykata Speciale dhe shumë akuza nga anëtarët e Asamblesë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një fjalim 1-orësh para Këshillit të Evropës ka trazuar ujërat në Strasburg. Ai ka pasur akuza të ashpra për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me raportin e Dick Martyt, ka dalur në mbrojtje të ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë, përderisa ka kërkuar që rezoluta të miratohet. Akuzat e tij, nxitën reagime të ashpra nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare. Nacionale sjell të përmbledhur fjalën e Ramës dhe kritikat në Asamblenë Parlamentare.
Me një fjalim të gjatë, shumë akuzues e kundër raportit të Dick Martyt, kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama për një orë të plotë, ka marrë vëmendjen e Evropës me një fjalim në Asamblenë Parlamentare. Ai ka akuzuar këtë institucion, se ka nisur me një lajm të rrejshëm, dhe ka miratuar rezolutë që cenon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama kërkoi nga të gjithë anëtarët e Asamblesë, që ta paramendojnë presidentin e Ukrainës pas 10 vitesh, në situatën e njëjtë ku është Hashim Thaçi tash.
“Kjo dëmton bashkësinë ndërkombëtare. Besimi është thyer. Kur bota kthehet përmbys, e viktima bëhet kriminel, gjithçka është e mundur. Viktima e parë e këtij shtrembërimi jeni ju, të gjithë ju. Është bashkësia ndërkombëtare. Një lajm i rremë u shndërrua në një raport, e pastaj në një rezolutë. Si rrjedhojë e vendimit të kësaj Asambleje, bota u kthye përmbys, viktimat e luftës u kthyen në kriminel. Kërkimi për të vërtetën, u kthye në një gënjeshtër. Një i ri luftëtar, u shndërrua në një udhëheqës të bande mafioze. Një udhëheqës i zgjedhur u kthye në një kriminel lufte”, tha Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai foli për rastin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, duke shtuar se në Hagë, nuk ka asnjë akuzë më për trafikim organesh.
“Imagjinoni që presidenti juaj merret nga zyra e tij dhe dërgohet në burg pa asnjë aktakuzë. Joe Biden e quante Thaçin George Washingtoni i Kosovës. Thaçi dha dorëheqje, u largua me dinjitet nga zyra, dhe vendosi veten në dispozicion të drejtësisë në mënyrë të përsëritur deklaroi se i besonte drejtësisë. Sepse për drejtësine e kishte rrezikuar jetën. Është ende atje në Hagë, Joseph K. i gjallë, ende në burg. Krijuar nga një lajm i rrejshëm. Që u përhap si murtaja dhe ndikoi politikën e institucionet ndërkombëtare. Nuk jam këtu të vë në diskutim as Gjykatën Speciale e asgjë që lidhet me procesin gjyqësor. Jam këtu për të vënë në diskutim, burimin, vetë burimin e infektuar të neveritshëm që krijoi gjithë këtë vale”, theksoi kryeministri i Shqipërisë në Strasburg.
Ai foli për Burrelin, vendin ku është Shtëpia e Verdhë. I pyeti këta anëtarë, nëse mund të kryhet trafikim organesh në një vend pa rrymë, pa ujë e pa rrugë.
“Raporti përqendrohet dhe dëgjoni këtë: tek një vend specifik mjekësor Shtëpia e Verdhë ku ishin përqendruar sipas pretendimeve, operacionet. Kjo shtëpi që nuk është aspak e verdhë. Nuk është klinikë. Është një ndërtesë guri e zhveshur e një familjeje të varfër shqiptare. Mund të shkoni ta vizitoni. Është një prej të shumtave në këto zona që janë të njëjta. Vetë fshati që ndodhet një zonë të largët në veri të Shqipërisë, që aso kohe ishte e izoluuar nga furnizimi me energji e ujë të pijshëm. Nuk është vendi idela për heqjen e organeve. Fshatarët u pyetën e u përgjigjën që kurrë asnjëherë, jo vetëm që nuk kishin parë, as dëgjuar për gjëra të tilla. Por edhe fantazitë që u paraqitën këtu përpara të gjithëve Asamblesë Parlamentare, morën një përgjigje”, deklaroi më tutje Edi Rama.
Në fund, Rama bëri thirrje që të miratohet rezolutë shtesë e cila tregon se raporti i Dick Martyt nuk është faktur asnjëherë. Bëri thirrje që Këshilli i Evropës ta pranojë Kosovën.
“Është afër mendsh që Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por nëse ky hap për Serbinë kërkon kohë, pranimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk duhet të kërkojë kohë. Bëjeni tani, dhe bëjemi për të gjithë ne. Për Evropën, jo për Kosovën. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën. Pyeteni çka mendojnë tani. Përfytyrojeni Zelenskyn 10 vjet më parë që bëhet pjesë e dickaje kaq surreale cka është presidenti Thaçi sot. Kremlini dhe Moska ka nisur të thonë se ka trafikim organesh nga neonazistët në Donbas. Iu bëj thirrje të rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranojeni kërkesën e Shqipërisë për rezolutë të re për akuzat e paprovuara për raportin e Dick Martyt. Një krim që kurrë nuk është kryer. Nuk është as për hir të Kosovës e as të Shqipërisë. Është për nderin tuaj”, deklaroi Edi Rama.
Krahasimi Krimea-Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu bëri thirrje edhe anëtarëve të Asamblesë që Kosovës t’i referohen si Republika e Kosovës, e jo Kosovo. Rama tha se nuk ka asnjë ndërlidhje të Krimesë me Kosovën.
“Hipokrizia e një bashkësie ndërkombëtare që qëndron mënjanë, e bën sehir derisa ata torturohen deri në nënshtrim. Ata shpresojnë të rezistojnë derisa munden. Ky është rasti i kombit të Ukrainës, e ky ishte rasti i kombit të Kosovës disa dekada më parë. Nuk ka dyshim që të gjithë keni vënë re se sa i zellshëm është presidenti i Rusisë, për të dhënë paralele mes Krimesë dhe Kosovës. Nuk është e pavend, edhe pse provat nuk e mbështesin në asnjë mënyrë. Nuk ka asnjë paralele mes Krimesë dhe Kosovës, por ka diçka të ngjashme mes Kosovës dhe Ukrainës. A nuk do të ishte mirë t’i mësoni njerëzit ta shkruajnë Republika e Kosovës, e jo Kosovo”, tha Edi Rama.
Rama foli edhe për idenë e Ballkanit të Hapur.
“Për ju lufta, është kujtim i largët. Për neve, një plagë që ende dhemb. Sërish pavarësisht përvojave tona të ndryshme me luftën, nën ombrellën e madhe të këtij institucioni që e përcakton veten si organizata udhëheqëse për të drejtat e njeriut, faktet kurrë nuk mund të cenohen nga lojërat e pushtetit. Me dekadat e fundit, insttiucionet ndërkombëtare kanë qenë faktor thelbësor në ndërmjetësimin e konflikteve në Ballkan. Shqipëria vijon të ndërtojë të ardhmen, përderisa Lufton trashëgiminë e së shkuarës. Vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fiqnjët e saj, përfshirë Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë, kosndierohej armik për vdekje. Tashmë është partner i rëndësishëm në nismën tonë strategjike të Ballkanit të Hapur”, tha Edi Rama.
Rama u kthye sërish në temën e raportit të Dick Martyt.
“Busulla humbi pikërisht në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione ndërkombëtare që sollën fundin e luftës në Jugosllavi, dhe i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë dhe të paqes, minuan veprimet e tyre, vetë parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje motivet e luftës për liri të Kosovës, por gjithashtu me veprimet e tyre hamendësuan se kurrë s’kishin pasur dicka të tillë. Do t’iu kursej spekulimet pa interes. Këtu janë faktet”, tha Edi Rama.
Rama pati përplasje me anëtarët e Asamblesë së Këshillit, cilët thanë se fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, është ofendim i madh. Më të zëshmit ishin anëtarët rumun, serb, grek. Edhe këtyre iu përgjigj Edi Rama.
“Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla Del Ponte, ish-Kryeprokurore e Gjykatës për Ish-Jugosllavi botoi një libër kujtimesh. Aty pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga lidershipi i UCK-së, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi tronditje në mbarë botën. Dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Evropa në Australi. Pyetja më misterioze ishte çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej. Hetimet e saj për çështjen në vitin 2004, kishin dalur me rezultate jobindëse, për të thënë por si vazhduan të mbeten këto akuza”, tha ai.
“Pastaj, Konstantin Kosachev në vitin 2008 paraqiti mocion për të gjithë parardhësit tuaj dhe dëgjoni titullin: Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore. Kështu e quajnë pushtuesit. Kosachev vetë, një parlamentar që përfaqësonte partinë Rusia e Bashkuar partia e Putinit, u përballë me sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga BE-ja. Natyrisht, jo për ndonjë vepër të mirë. Por, ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Evropës. Por u ngrit në një nivel më tej. Mocioni i tij u mor nga ky organizëm, që bekoi një ekip për të bërë një raport që pretendoi se kreu kërkime të pavarura në rajon, në emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Diplomatët serbë më vonë u mburrën se si ky raport mbështetej te dosjet që ishin paraqitur nga prokurorët serbë për krime lufte”, deklaroi Edi Rama.
Rama u pyet për Ballkanin e Hapur, teksa tha se edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, ai quhet spiun e tradhëtar. Megjithatë, Rama tha se të gjitha gjërat e tij janë të vërteta, dhe janë të faktuara që sot gjenden në Dhomat e Specializuara të Hagës.


