Faruk Mujka nuk i jep pesë pare për Gjykatën, nuk shkon në seancë për rastin e korrupsionit
Faruk Mujka, kryeshef i ndërmarrjes Ibër-Lepenci, nuk ka shkuar sot në Gjykatë.
Ai bashkë me Hysen Muzliukajn akuzohen për keqpërdorim të detyrës.
Megjithatë, asnjëri nuk kanë shkuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Nacionale ka provuar të kontaktojë me Mujkën, por ai e ka pasur telefonin e mbyllur.
Avokati i tij, Xhafer Tahiri, që është kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, ka thënë se për arsye shëndetësore të një familjari nuk mund të jetë në seancë.
Kurse, Ahmet Tahiri, avokat i Hysen Muzliukajt ka thënë se e ka njoftuar Gjykatën që ka pasur seancë tjetër të planifikuar për të njëjtën kohë.