Avokati: Mbrëmë u sulmua me armë zjarri familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt
Avokati Ahmet Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mbrëmë rreth orës 02:00, është sulmuar me armë zjarri, familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt, i cili ishte i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, por që të njejtin para pak javëve e liroi nga akuza Gjykata Supreme.
“Mbreme familja dhe shtepia e Naser Pajazitajt eshte sulmuar me arme zjarri rreth ores 02:00 te mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij.
Lusim organet e drejtesise, perkatesishte Policine dhe Prokurorine Themelore ne Peje qe sa me pare te zbulohet ky rast dhe personat qe kane kryer kete veper sa me pare te vihen para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar!” – ka shkruar Avokati.
