Fajde, detyrim - Prokuroria Speciale shënjestron 47 persona të përfshirë në vepra penale - NACIONALE

Fajde, detyrim - Prokuroria Speciale shënjestron 47 persona të përfshirë në vepra penale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale, ka bërë të ditur se kanë shenjëstruar 2 raste të reja me 47 persona të përfshirë.

Siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kjo prokurori, thuhet se në rastin e parë janë të përfshirë 23 persona për veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit, fajdesë dhe detyrimit, si dhe pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar.

Kjo është bërë e ditur edhe përmes takimit që ka mbajtur sot kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë sekuestruar asete dhe mjete monetare, ka ngrirje afatgjate për prona të paluajtshme dhe të xhirollogari bankare, si në vijim: janë sekuestruar 7 banesa dhe tokë bujqësore - parcelë 10 591 metra katrorë, janë ngrirë xhirollogari bankare me vlerën monetare 186 861 75 euro, janë sekuestruar 4 vetura të markave të ndryshme dhe janë sekuestruar pasuri të luajtshme me vlerë, si dhe para të sekuestruara në kesh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, thuhet se rasti i dytë i shënjestruar nga kjo prokurori ka të bëjë me 24 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, përvetësimit në detyrë, falsifikimit të dokumentit zyrtar, shmangies nga tatimi dhe mashtrimit në prokurim publik.

Lajme të ngjashme