Zyba para Gjykatës për gazin lotsjellës: Pretendon se në atë kohë kishte “prokurori të kapur” dhe “media të pakontrolluara - NACIONALE

Zyba para Gjykatës për gazin lotsjellës: Pretendon se në atë kohë kishte “prokurori të kapur” dhe “media të pakontrolluara

2 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe sot gjykimi lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Sali Zyba, ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli, si dhe ish-deputetes Drita Millaku.

Gjatë kësaj seance, Zyba u njoftua nga gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj se Kryeprokurori ka refuzuar kërkesën e tij për përjashtimin e prokurorit Valdrin Krasniqi nga kjo çështje.

Më pas, Zyba dha fjalën e tij hyrëse, duke pretenduar se në kohën kur ka ndodhur rasti, prokuroria ka qenë e ndikuar, ndërsa mediat kanë qenë të pambikëqyrura.

Lajme të ngjashme