Vrasja në Malishevë; vrasjet në Lipjan: Pse po i paragjykojmë rastet e rënda në Kosovë?
Tetë persona janë arrestuar pas vrasjes së një personi në Malishevë. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë që të gjithë të dyshuarve t’iu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Çka nuk po shohim në këto ngjarje kaq të rënda?
Ngjarja tmerruese ndodhi më 31 gusht, në fshatin e quajtur Balincë në komunën e Malishevës.