VIDEO: Fjalimi i plotë i dhjetëshit të UÇK-së — Dallimet tona politike, nuk mund të përdoren si fakte kundër neve të akuzuarve
Fjalimi i dhjetëshit të UÇK-së, Rexhep Selimit, ishte po aq i fuqishëm sa ai i Hashim Thaçit që e tha pak para tij.
Pjesa më e fuqishme që gjithashtu u komentua nëpër rrjete sociale ishte momenti kur tha se “dallimet tona politike mes nesh, s’mund të përdorën kundër neve të akuzuarve”.
Nëpërmjet kësaj, Selimi la të kuptohet se kur vjen puna te kauza e UÇK-së, dallimet politike në mes Selimit dhe Thaçit e Krasniqit nuk vlejnë.
Gjatë fjalimit, Selimi tha se ushtarët e UÇK-së tentuan ta themelojnë një ushtri të organizuar por nuk arritën.
Ndër tjera, Selimi përmendi se ushtarët e UÇK-së nuk kishin as arme as uniforma. Sipas tij, kishte ushtarë të UÇK-së që rrobat e tyre i ngjyrosnin për t’u dukur si uniforma/
Fjalimi i plotë i Rexhep Selimit: