Veternik: Njësia Speciale te protesta e bizneseve
Nga ora 10 e paradites së sotme, bizneset e Kosovës protestojnë kundër shtrenjtimit mbi 200% të energjisë elektrike.
Kjo është një pamje se si dukej Veterniku sot, aty ku u pa edhe Njësia Speciale.
Kujtojmë se Albin Kurti si kryeministër në detyrë, bëri një krahasim të vrazhdë të protestës së bizneseve me barrikadat famkeqe.
“Koha e barrikadave ka përfunduar”, tha Kurti sot në një mbledhje të qeverisë në detyrë.