Veterani i luftës, Agim Pllashniku: Faruk Mujka, hajni me 60 mijë euro në jastak
Veterani i luftës, Agim Pllashniku, i cili kishte bërë një aksion simbolik ndaj deputetes së Vetëvendosjes Fitore Pacolli, duke e quajtur ‘hajneshë’ – për pasojë, u përjashtua nga puna nga ndërmarrja ‘Ibër Lepenc’ që udhëhiqet nga Faruk Mujka i partisë Vetëvendosje.
Megjithëse, arsyetimi i ndërmarrjes ishte tjetër, ‘mungesa dhe vonesa në punë’ nga Agim Pllashniku, ky veprim i Ibër Lepencit, pak ditë pasi Pllashniku e quajti hajneshë deputeten e VV-së, u pa si përjashtim nga puna, që s’kishte të bënte me ‘mungesa e vonesa në punë’.
Ky veteran, ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, në prag të seancës konstituive, me një jastëk në dorë dhe me fotografinë e shefit të Ibër Lepencit, Faruk Mujkës.
I njëjti ka hedhur edhe ‘monedha të improvizuara’ në oborrin e Kuvendit, duke e quajtur hajn Mujkën.
Kujtojmë se një një operacion anti-korrupsion në vitin 2023, Faruk Mujka ishte arrestuar nën dyshimet për korrupsion dhe rasti lidhej sa ai mbante pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut.
Gjatë atij operacioni, ishin sekuestruar 60 mijë euro.