Vdiq në burg pasi u lirua nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, rrëfehet babai i Kastriot Sabedinit - NACIONALE

Vdiq në burg pasi u lirua nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, rrëfehet babai i Kastriot Sabedinit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionale, Oqean Dërmaku, ka vazhduar raportimet mbi skandalet dhe dyshimet për keqpërdorime në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Pas raportimit të parë, ku drejtori i këtij instituti kishte akuzuar Nacionalen fillimisht për dezinformatë rreth ikjes së një pacienti, ndërsa ishte demantuar nga Policia e Kosovës një ditë më vonë, tash në Nacionale është lajmëruar familja e Kastriot Sabedinit, një djaloshi i cili kishte ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Kastriot Sabedini ishte dërguar fillimisht në paraburgim për një rast, ndërsa me urdhër të gjykatës ishte dërguar për ekzaminim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Më datë 18 korrik, ky institut kishte bërë fletlëshim dhe Kastriotin e kishin kthyer në paraburgim. Disa orë më vonë, Kastriot Sabedini kishte ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit.

Tash familja e Kastriot Sabedinit, po kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e rastit të djalit të tyre.

Ndiqeni rrëfimin emocional të Bejtë Sabedinit, babait të Kastriotit:

Lajme të ngjashme