Ushqimi në FSK: Maqedonci kërki raportim me dyer të mbyllura rreth një vendimi - NACIONALE

Ushqimi në FSK: Maqedonci kërki raportim me dyer të mbyllura rreth një vendimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri Ejup Maqedonci ka kërkuar që të raportojë në takim me dyer të mbyllura për çështjen e tenderit për ushqim në FSK.

“Për çështjen e një nënshkrimi të një vendimi që është diskutuar, besoj se duhet të jetë në takim me dyer të mbyllura dhe mund të diskutojmë pastaj’, tha Maqedonci.

“Nuk ka pasë kontratë të klasifikuar për këtë, për procesin që u diskutu rreth një vendimi, mundemi me dyer të mbyllura kurse pjesa se qysh merren vendimet për ta klasifikuar një kontratë lidhet me një rregullore që e kemi”, tha ai.

Deputetët e kanë vlerësuar gjendjen rreth furnizimit me ushqim të Ushtrisë së Kosovës si alarmante.

Deputeti Anton Quni tha se ‘ushtarët nuk duhet të ushqehen me ushqimin e njëjtë si studentët dhe të burgosurit’.

Më poshtë, një pjesë nga raportimi i Maqedoncit në Komision.

Lajme të ngjashme