“Unë quhem UÇK” — Vëllai i dy dëshmorëve që emëroi fëmijën sipas simbolit të lirisë
Nëse një fëmijë quhet “UÇK”, dikush duhet të jetë edhe baba i UÇK-së.
Në oborrin e shtëpisë ku në luftën e fundit u vranë dy dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, po rritet UÇK-ja.
“Unë quhem UÇK, emrin ma ka lanë baba, sepse jam nip i dy dëshmorëve” – rrëfen UÇK-ja për Nacionalen.
Ai ka lindur në muajin shkurt të vitit 2014, disa ditë para përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Kosovës.
Baba i UÇK-së tregon arsyet se pse vendosi ta quajë fëmijën e tij të vetëm UÇK.
“Arsyeja është vjen si rezultat i luftës, ngase në luftën e fundit i kam dy vëllezër të vrarë dëshmorë. Është një emër shqip, pastaj është një emër i dalë nga lufta dhe emër i ri, kjo ka qenë ideja dhe qëllimi i këtij emri” – thotë Miftar Morina – baba i UÇK-së.
Vëllezërit e Miftar Morinës ishin pjesë e UÇK-së, ata u vranë në vitin 1998 nga forcat serbe.
Për emërimin e fëmijës së tij pati konsensus mes qiftit, e edhe miqtë mendonin njëjtë.
“Emri është shumë i pëlqyer edhe nga familja, kundërshtime nuk ka pasur” – rrëfen Morina.
UÇK Morina nga fshati Rigjevë i Klinës, tash është 8-vjeç. Edhe pse fëmijë, UÇK-ja shprehet i vendosur se s’do të donte tjetër emër, ngase e di pse është emëruar kështu.