U arrestua për rastin "Brezovica" dhe si i dyshuar për fajde - Kush është personi në video me Albin Kurtin, Hysen Durmishin dhe Liburn Aliun - NACIONALE

U arrestua për rastin "Brezovica" dhe si i dyshuar për fajde - Kush është personi në video me Albin Kurtin, Hysen Durmishin dhe Liburn Aliun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti dje ka shpërndarë në Facebook njoftimin për nisjen e rrugës Prizren-Tetovë.

Në pamje, Kurti shihej me Liburn Aliun, Hysen Durmishin dhe një person tjetër, i cili është Gëzim Sinani.

Gëzim Sinani është person i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë.

Ai ishte arrestuar si i dyshuar për rastin e njohur si rasti “Brezovica”, por ishte i dyshuar më vonë edhe për veprën penale të fajdes.

Sinani ishte parë edhe më herët i rrethuar nga figura të njohura, qoftë ato edhe politike. Ai ishte fotografuar me vëllain e ish-presidentit Hashim Thaçi, me policin Amir Gërguri, pastaj me Agim Veliun e LDK-së dhe Bali Muharremajn e AAK-së.

Se si ka arritur ky person të shoqërohet me këto figura, ose cili është raporti i tij me ta, kjo nuk është bërë e ditur asnjëherë.


Lajme të ngjashme