Publikuan lajm të rremë për Gazetën Nacionale nga Sllobodna Bosna: Qysh u mundua të nxirret në Gjykatë RTK-ja me raport të IT-së të përpiluar nga ChatGPT - NACIONALE

Publikuan lajm të rremë për Gazetën Nacionale nga Sllobodna Bosna: Qysh u mundua të nxirret në Gjykatë RTK-ja me raport të IT-së të përpiluar nga ChatGPT

1 orë më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon beteja në gjykatë pas lajmit të rremë të publikuar nga RTK-ja për Gazetën Nacionale. Seanca vazhdoi sot në Gjykatën e Prishtinës, departamenti civil.

Në seancë, palët paraqitën dhe kundërshtuan provat.

Përfaqësuesi i Nacionales, avokati Kujtim Kerveshi, ka kundërshtuar raportin e IT-së të paraqitur nga RTK, dhe i përpiliuar me CHATGPT.

Në fund, gjyqtari i rastit aprovoi dhe kundërshtoi disa prej provave.

Më shumë detaje në video:

Theksojmë se rasti në gjykatë nisi para pak javësh.

Kujtim Kërveshi, avokat i Gazetës Nacionale, kishe deklaruar se RTK, kur ka publikuar lajmin e “Slobodna Bosna”, nuk i ka vlerësuar fare faktet dhe nuk ka bërë balancimin e përmbajtjes.

“RTK-ja si institucion publik ka publikuar lajmin e rremë, duke u mbështetur, por pa i vlerësuar fare faktet dhe pa bërë ndonjë balancim të përmbajtjes së shkrimit, të një mediumi, në shqip ‘Bosnja e Lirë’, ndërsa në gjuhën origjinale ‘Slobodna Bosna’, ku dy mediume private të Republikës së Kosovës, një nga to paditësja, janë shpifur në mënyrë të paskrupullt. Në bazë të provave materiale, të cilat nuk janë kontestuar as në përgjigjen në padi, Këshilli i Pavarur i Mediave, fillimisht në mbledhje publike dhe më pas edhe me vendim, kishte konstatuar se RTK1 ka shkelur Kodin e Etikës kur publikoi artikullin e ‘Slobodna Bosna”.

Avokati Kërveshi gjithashtu ka theksuar se, sipas “fact-checker”-ëve (kontrolluesve të fakteve), shifrat që dalin për këtë medium boshnjak lidhur me shpifjet janë shqetësuese, duke pasur parasysh se RTK është mbështetur në të.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe një deklarim të Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila kishte reaguar publikisht për shkrimet e pavërteta të mediumit “Slobodna Bosna”.

“Për shpifjet e këtij mediumi në Bosnjë ka pasur një deklarim edhe nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës që në vitin 2014, ku Zyra e Kryeprokurorit kishte reaguar publikisht për shkrimet e pavërteta të këtij medium.” – ishte shprehur avokati Kërveshi.

Nga ana tjetër, edhe e paditura Radio Televizioni i Kosovës në seancën e së martës ka dhënë fjalën e saj.

Zyra ligjore e RTK-së, përfaqësuar nga Arbenitë Gashi, ka deklaruar se i kishin dhënë hapësirë për reagim edhe Berat Buzhalës, duke theksuar se gazetarja e RTK-së i kishte dërguar email me kërkesë për koment lidhur me pretendimet e mediumit boshnjak.

Lajme të ngjashme