U akuzua se i shau VV-në në Dukagjin, Mehmetaj tregon pse i ofendoi votuesit në sondazhin e Pandurit
Analisti dhe gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë një intervistë për gazetarin Berat Buzhala, ku ka treguar se pse i ka ofenduar votuesit në sondazhin e gazetarit Ermal Panduri në RTV Dukagjin.
Pyetja e sondazhit ishte “A duhet veteranët e UÇK-së të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale?” dhe 23% apo 1 mijë e 478 persona kanë thënë po ndërsa 77% apo 4 mijë e 947 kanë thënë jo.
Pas kësaj kishte reaguar Mehmetaj i cili ishte i ftuar si analist në këtë debat.
Më pas gjatë intervistës tek Buzhala, ai është shprehur se këtë sondazh çdo herë e ka shpërfill duke shtuar se janë duke u manipuluar.
Ai tutje ka treguar se këto nuk i konsideron vota kredibile dhe në vazhdën e saj e ka kundërshtuar rezultatin që ka dal në sondazh.
Mehetaj ndër të tjera ka thënë se nuk e beson që 80% janë pajtuar që paga e veteranit të jetë më e vogël se paga minimale, dhe pas kësaj i ka quajtur kretena duke thënë se do të vazhdon ti quan përsëri.