Trafoja misterioze që po tmerron banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës qe 15 vjet - NACIONALE

Trafoja misterioze që po tmerron banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës qe 15 vjet

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Banorët e një fshati të komunës së Podujevës ka disa vite që po jetojnë me një hall të përbashkët. Bëhet fjalë për banorët e fshatit Dumnicë e Ulët të Podujevës. Këta persona thonë se në fshatin e tyre gjendet një objekt në të cilin dyshojnë se ka materie të rrezikshme.

Nacionale Video, ka qëndruar në Dumnicë dhe prej atje ju sjellë rrëfimet e banorëve të zonës.

“Kjo është një deponi. S’e di askush se çfarë ka. KFOR-i e ka pru. Mjetë sekrete ka në të. Kërkush s'tregon se çka ka në të. Besojmë që ka mjetë helmuese. Askush s'ka jap përgjigje për të. gjithmonë kemi njëfarë treme ku ta di se çka ka. Kjo në çdo rast mundet me u shembë, me u prishë"= i tha Nacionales njëri nga banorët e zonës.

E se në atë objekt gjenden mejte helmuese e thotë edhe një banorë tjetër i zonës.

“"Bëhet fjalë për mjete helmuese. Ne e ndiejmë vetën të rrezikuar. Lëshon erë të pazakonshme. Të padurueshme. Mundet edhe nga rrufeja që të ketë edhe ndonjë eksplodim"- tha banori tjetër.”

Ata thonë se ushtarët e KFOR-it e kanë sjellë kontinijerin në të cilin këta banorë dyshojnë se ka ,mjetë helmuese.

“Dita s’më kujtohet a koha po. Ka qenë një vit pasi që është hap deponia e mbeturinave. E kanë sjellë ushtarët e KFOR-it”- tha njësi nga banorët.

Lajme të ngjashme