“Trafoja e rrymës në oborr…10 mijë euro ku me i marrë”
Në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, pamë diçka interesante, një trafo elektrike midis oborrit të shtëpisë së Rexhë Hysenit.
“Ndihemi shumë të rrezikuar, gjithë natën ushton. Kemi bë kërkesë, po veç me shpenzime të miija, 10 mijë euro ku me i marrë”.
Gjithashtu NACIONALE ka kërkuar edhe pëgjigje nga ana e KESKO-s, përgjigja e tyre ishte kjo.
"Sa i përket trafos në fjalë, në bazë të dokumenteve që posedojmë, thekson se kemi të bëjmë me një TS I cili është ndërtuar para shumë viteve nga operatori i kohës. Duke u bazuar në ligje dhe rregullore, poashtu metodologjinë e taksave, për dislokimin e trafos konsumatori duhet të aplikoj në KEDS për zgjidhje teknike dhe zhvendosjen ta bëj në mënyrë vetanake sipas zgjidhjes teknike të ofruar nga KEDS. Sipas legjislacionit në fuqi, dislokimin e aseteve energjetike duhet ta bëj vet konsumatori".
VIDEO: