Topalli që humbi punën në Zvicër dhe u arrestua për Zajednicën: Kurti është mashtrimi më i madh në Kosovë, erdhi ndryshimi por për të keq - NACIONALE

Topalli që humbi punën në Zvicër dhe u arrestua për Zajednicën: Kurti është mashtrimi më i madh në Kosovë, erdhi ndryshimi por për të keq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komploti në banesën e Elvis Hoxhës — Molliqaj rrëfen ngjarjen e pathënë se si Dejona Mihali, Boiken Abazi dhe Elvis Hoxha pajtoheshin se Kurti ishte problem

Filozofia e Vetëvendosjes nuk është e vetmi gatim që vije nga banesa e Elvis Hoxhës.

Dardan Molliqaj rrëfen te Ditari i Buzhalës se si aty grupi i Tiranës: Dejona Mihali, Boiken Abazi dhe Elvis Hoxha ishin pajtuar për komplot kundër Kurtit, për të cilin thoshin se Kurti ishte problem.

Kjo ngjarje rrëfehet nga Molliqaj se kishte ndodhur në fillet e para të çarjes në mes tij me kryetarin e sotëm të Lëvizjes, Albin Kurtin.

Ishte Dejona Mihali ajo që i kishte treguar Molliqajt arsyen pse Kurti është i revoltuar me Molliqajn dhe kjo kishte të bënte pikërisht me faktin se ky i organizonte protestat e suksesshme të partisë.

Ndërsa Elvis Hoxha, jepte versionin e tij se si duhet të çlirohen nga mendësia totalitare e Albin Kurtit, sipas Dardan Molliqajt.

Hoxha paska pas thënë se s’është koha të ndodhë ajo që ndodhi. Sipas tij, duhet të tejkalohet Kurti e ndërkohë të bëhen të gjithë bashkë kundër tij.

Sipas Molliqajt, këta që atëherë ishin kundër dhe sot janë masha e Kurtit, e kanë shumë të rëndësishme të jenë afër liderit sepse pa të, sipas Molliqajt, jeta e tyre s’ka kuptim.

Lajme të ngjashme