Tensionohet dëshmitari në gjykimin për krime lufte ndaj policit serb
Është mbajtur seana ndaj të akuzuarit për krime lufte Ekrem Bajroviq në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Para trupit gjykues, u dëgjua dëshmitari Shefqet Berisha, i cili tregoi për maltretimet që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë.
“Më 7 maj 1999 në Staradran ka ndodhë një, nuk muj as me e përshkru se cfarë tmerri ka ndodhë atë ditë. Muj me thanë se për mbi 50 mijë refugjatë janë kanë atë ditë. Këta e kanë nda kolononën, ky u kanë present me policët e Gurakovcit dhe paramilitarët me maska.
E kam pa Ekrem Bajroviqin, në kodër te Staradranit. Atë natë kanë thanë gjysma me shku në drejtim të shkollës, kemi nejtë deri nesër. Ky nuk e meriton me kanë këtu, ka pasë ma shumë po nuk i kam njoftë. Ky nuk u kanë i maskumë. Janë kanë tu na pritë aty, e kishin pas bo ceremoninë me na llomitë. Kanë rrehë kanë llomitë. Na kanë pshtetë për zidi (muri)”, thotë dëshmitari.
Dëshmia e tij nga seanca që e sjell Nacionale.