"Të korruptum, u dekë njeri aty": Ia morën jetën kushëririt për 1 metër dru, dënohen me 9 vjet burg - familjarët shpërthejnë në seancë
Katër të akuzuarit për vrasjen e kushëririt të tyre për prerjen e malit, janë dënuar me 9 vite burg.
Dënimi u shqiptua sot në Gjyaktën Themelore në Prishtinë, ku Gëzim Rexhepi është dënuar me 4 vite burgim, Muharrem Rexhepi me 8 muaj burgim, Fadil Rexhepi me 3 vite burgim dhe gjobë prej 1000 euro, ndërsa Bedri Rexhepi është liruar nga akuza për vrasje, por i njëjti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.
Kjo bëri që familjarët e viktimës të shpërthenin dhe të njëjtit than “ju po doni me na shti apët me u vra”, “u dekë njeri aty”, “kriminel je, qysh nuk të vjen marre”.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.