Ta kqyrim këtë shahir: Berati provon ta komentojë seriozisht intervistën e Albinit - shkulet së qeshuri me fjalët absurde të tij - NACIONALE

Ta kqyrim këtë shahir: Berati provon ta komentojë seriozisht intervistën e Albinit - shkulet së qeshuri me fjalët absurde të tij

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar intervistën e kryeministrit Albin Kurti që mbrëmë e ka dhënë për RTK.

Në pjesën kur Kurti është pyetur për vendimin në lidhje me pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, ka thënë se shumë vendime nuk i pëlqejnë që janë marrë në të kaluar dhe se shumë vendime që i merr tash si kryeministër nuk i pëlqejnë.

Për këtë Buzhala ka thënë se “tash qysh me marrë seriozisht një udhëheqës të shtet, kur e ka një botëkuptim të tillë.”

Ndër të tjera, Buzhala e ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit ne lidhje me raportet tona me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Po thotë që ata të partë kanë qenë servil. Ata të cilët i kanë sjell bombardimet e NATO-s, që i kanë heq trupat serb. Ata të partë që e kanë shpallë pavarësinë. Që të ka njofton Amerika. Po i quan servil.” – ka thënë Buzhala në video.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit për ata që kërkojnë punë dhe paga më të larta.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme