Suspendohet nga puna Valdete Shabani, thotë se u ndëshkua pasi foli për dallaveret në ndërmarrje
Punëtorja Valdete Shabani është suspenduar nga puna në ndërmarrjen “Trepça”.
Në një rrëfim për Gazetën Nacionale, Shabani ka deklaruar se suspendimi i saj ka ardhur pas disa rasteve në të cilat, sipas saj, është degraduar nga pozitat që ka mbajtur brenda ndërmarrjes.
Ajo tashmë ka paraqitur ankesë lidhur me vendimin e fundit për suspendim dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare nga organet kompetente të “Trepçës”.