Sqarohet njëherë e mirë Rrahmani: Ja pse mungova kundër Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Sqarohet njëherë e mirë Rrahmani: Ja pse mungova kundër Maqedonisë së Veriut

2 javë më parë

nga NACIONALE

Amir Rrahmani ka rrëfyer pse mungoi në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë me gazetarin e Nacionales, Burim Pacolli, ai ka thënë:

“Nuk më intereson me gjet arsye, ose me i tregu dikujt pse unë jam kapiten i ekipit, kam më së shumti prezencë. Nëse unë nuk du me lu për ekipin, kush do, kam më së shumti prezencë. U kanë situata Covid, ku jemi kon të grumbullum në ekip…tash arsyeja ka qenë se kemi qenë në grumbullim, Covid, dhe nuk kemi mund të me udhëtu” – tha ai.

“Mosprezenca jem si kapiten u kan e vështirë normalisht, por njerëzit paragjykojnë edhe mendojnë që nuk dojmë me lu, çfarë arsye janë këto. Nëse ti munesh me arritë dicka, për shtetin tënd, ne lujm për shtetin tonë, kënaqësi me lu. Ka ndodhë humbja, u kanë normal zhgënjyese, sepse kemi pasë mundësi, edhe pse jo e lehtë. Ka ekipe që marrin pjesë me veti, dhe po përsëris kemi qenë të zhgënjym” – deklaroi Rrahmani.

Lajme të ngjashme