Skema e mashtrimit në çerdhen ‘Botanika’ ku dyshohet për ‘avullimin’ e 100 mijë eurove: Qysh u blenë iPhone me paratë e subvencioneve dhe të bëmat tjera të administratores
Skema e mashtrimit në çerdhen ‘Botanika’ ku dyshohet për ‘avullimin’ e 100 mijë eurove: Qysh u blenë iPhone me paratë e subvencioneve dhe të bëmat tjera të administrators?
Një skemë e mashtrimit dyshohet se ka ndodhur ne cerdhen ‘’Botanika’ në lagjen mati2, në Prishtinë, ku për çka edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.
Përvec kësaj, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar dy persona për rastin në fjalë, ku Nacionale merr vesh se bëhet fjalë për drejtoreshen e kësaj cerdhje si dhe për administratoren e cerdhes.
Përvec kësaj, drejtoresha Kadrije Asllani është ndaluar për 48 orë, ndërkaq administrators, Qëndresa Makolli i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Ndër të tjera, Nacionale ka mësuar informacione të reja lidhur me rastin. Nacionale ka siguruar fatura se si, e dyshuara, Qëndresa Makolli kishte blerë ajfona me paratë e subvencioneve. Përvec kësaj burimet e Nacionales kanë bërë të ditur se znj.Makolli përgjatë vitit 2024 nuk kishte paguar fare cerdhen për fëmijun e saj, ku në listën për subvencionim figuronte edhe emir i fëmijut të saj.