Shteti i la në lloç e i gënjeu shokët e Afrim Bunjakut, iu premtoi mirënjohje por nuk ua dha - 4 policë ende në kërkim nga Rusia
Tashmë janë bërë mbi një vit nga sulmi terrorist në Banjska, ku mbeti i vrarë një polic kosovar, heroi Afrim Bunjaku dhe u plagos Alban Rashiti.
Një vit pas kësaj ngjarjeje, policët që mbrojtën territorin e republikës, nuk morën asnjë mirënjohje nga shteti i Kosovës.
Atyre iu kërkuan emrat kinse për përgatitjen e mirënjohjeve, por ato nuk i morën tash e një vit.
Mirënjohje nga shteti nuk mori as polici që ishte me Afrim Bunjakun, e i cili u plagos në atë sulm, Alban Rashiti.
Gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku, ka treguar se katër policë të Njësisë Speciale Operative dhe Njësisë Speciale Intervenuese, janë ende në kërkim nga Rusia, për shkak të arrestimit të punonjësit rus të UNMIK-ut në veri të Kosovës, në një aksion para disa vitesh.
As për këtë çështje, institucionet vendore nuk kanë bërë asgjë, duke rrezikuar kështu qe këta policë të arrestohen kurdo që kalojnë kufirin e Kosovës.
Ndiqeni videon për detaje: