Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 5 persona, u dënua me 7 vite burg - Erton Musliu kërkon nga Apeli zbutjen e dënimit - NACIONALE

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 5 persona, u dënua me 7 vite burg - Erton Musliu kërkon nga Apeli zbutjen e dënimit

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit ka mbajtur sot seancën lidhur me ankesat e paraqitura në rastin ndaj Erton Musliut, i dënuar me 7 vite burgim.

Erton Musliu kishte shkaktuar një aksident në magjistralen Ferizaj – Shtime, ku kishin humbur jetën pesë persona, ndërsa dy të tjerë ishin lënduar.

Nga Gjykata e shkallës së parë, Musliu është dënuar me 7 vite burg. Ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankesë Prokuroria, mbrojtësi i palëve të dëmtuara, si dhe mbrojtësi i të dënuarit, Erton Musliu.

Në seancën e sotme të Apelit u lexua vendimi i shkallës së parë, si dhe ankesat e parashtruara.

Në këtë seancë, i akuzuari Musliu shprehu edhe një herë keqardhje për rastin.

Lajme të ngjashme