Seanca gjyqësore ndaj Dibran Hoxhës - Kobra dhe të tjerëve, mungojnë dëshmitarët - NACIONALE

Seanca gjyqësore ndaj Dibran Hoxhës - Kobra dhe të tjerëve, mungojnë dëshmitarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore të Prishtinë, në departamentin Special, sot është mbajtur seanca ndaj Dibran Hoxhës i njohur me emrin ‘Kobra’, për vrasjen në lokalin ‘Kobra city’.

Në seancë munguan dy dëshmitarë dhe për të njëjtit u propozua leximi i deklaratave, pasi që Prokuroria nuk kishte arritur që të gjejë adresën e banimit.

Pasi që kjo kërkesë e Prokurorisë u aprovua, seanca u ndërpre dhe e radhës do të mbahet brenda këtij muajit ku pritet të dëgjohen dëshmitarët e tjerë.

Dibran Hoxha po akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa katër të akuzuarit e tjerë: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj, po akuzohen për “pjesëmarrje në rrahje”, “manipulim me prova” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Për më shumë ndiqeni videon.

Lajme të ngjashme