“S’e di çka duhet të japë dikush më shumë për liri sesa gjymtyrët e trupit” — Hajdar Beqa pyet Hekuran Muratin pse nuk ju ndihmon invalidëve të UÇK-së
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Muratin se pse qeveria nuk po ndan mjete për invalidët e luftës.
Invalidët e luftës kanë nevojë për ndërrimin e protezave, siç edhe ka raportuar Gazeta Nacionale.
Beqa ka pyetur Muratin se çfarë duhet të japë dikush për liri më shumë sesa gjymtyrët e trupit.
Nacionale para pak ditësh raportoi edhe për Bim Hotin – invalid i luftës i cili nuk mori ndihmë nga kjo qeveri për ndërrimin e protezës, përdallim nga qeveritë e kaluara të cilat i kishin ndihmuar.