Rrustem Thaçi zgjidhet kryesues i ri i KGJK-së, merr një votë më shumë se Besnik Bislimaj
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur Rrustem Thaqi si kryesuesin e ri në takimin e 367-të, të mbajtur të hënën.
Në votim morën pjesë 11 anëtarë. Prej tyre, gjashtë votuan për Thaqin, ndërsa pesë për kundërkandidatin e tij, Besnik Bislimaj.
Mandati i Thaqit si kryesues do të zgjasë tre vjet dhe fillon nga data 25 maj.
Thaqi është gjyqtar i Gjykata Supreme e Kosovës, ndërsa detyra e tij pezullohet gjatë ushtrimit të mandatit si kryesues i KGJK-së.
Sikurse edhe në konkursin e kaluar, në garë ishin të njëjtët kandidatë: Besnik Bislimaj, gjyqtar në Gjykata e Apelit e Kosovës, dhe Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Fillimisht, KGJK-ja më 12 mars shpalli konkursin për kryesues të ri, i cili ishte i hapur deri më 26 mars 2026. Megjithatë, më 30 prill dështoi zgjedhja e kryesuesit, pasi të dy kandidatët morën nga pesë vota, duke bërë që konkursi të rishpallej.
Mandatin e fundit si kryesues e ka ushtruar Albert Zogaj.