Rasti i rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari thotë se Prokuroria Speciale nuk pati të drejtë të marrë dokumente sekrete
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës për intervistim.
Ajo është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore. Intervistimi ka zgjatur pothuajse dy orë, pas së cilës Hajdari është deklaruar për media.
Nga ana tjetër, Prokuroria Speciale ka njoftuar përmes një komunikate se ministrja Hajdari ka zgjedhur të mbrohet në heshtje gjatë procedurës.