Putin i kërkoi edhe 300 mijë ushtarë: Arrestohen mijëra rusë që protestuan, të tjerët zgjedhin të ikin nga vendlindja - NACIONALE

Putin i kërkoi edhe 300 mijë ushtarë: Arrestohen mijëra rusë që protestuan, të tjerët zgjedhin të ikin nga vendlindja

1 vit më parë

nga Festim Gërguri

"Rusia pa Putinin, Rusia pa Putinin", "Jo në luftë, jo në luftë" - thërrisnin protestuesit nëpër Rusi.

Në një fjalim të frikshëm, Putin përveç që kërcënoi me bomba atomike, ai thirri edhe 300 mijë rezervistë tjerë për luftuar në Ukrainë.

Menjëherë pas këtij fjalimi, shpërthyen protestat nëpër Rusi, në kundërshtim të mobilizimit ushtarak.

Thirrjet “Rusia pa Putinin” dhe “Jo në luftë” bënë që mijëra njerëz të arrestohen nëpër qytetet e Rusisë.

Shumë s’dolën për të protestuar, por zgjodhën të largohen nga Rusia për t’ju shmangur mobilizimit ushtarak.

Rusët lanë shtëpinë e tyre dhe morën rrugët ajrore ose tokësore.

Në pikat kufitare të Rusisë në kufi me Mongolinë, Finlandën, Kazakistanin, Gjeorgjinë... u krijuan kolona të gjata.

Por, pse është nervozuar kaq shumë Putini?

Rusia në shkurt pushtoi zona të mëdha në jug, lindje dhe veri-perëndim të Ukrainës.

Por, javëve të fundit, Ukraina ka rikthyer shumicën e këtyre hapësirave.

Ende pa u bërë një vit luftë, në Ukrainë besohet se janë vrarë rreth 125 mijë njerëz, ndërsa 1.6 milionë janë deportuar.

Lajme të ngjashme