Pse zgjedhjet në Turqi kanë kaq shumë rëndësi për botën?
Edhe pse presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka marrë më shumë vota se sa rivali i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu, ai nuk ka arritur të kalojë pragun prej 50% të votave të nevojshme për të shmangur një raund të dytë.
Prandaj këto zgjedhje duket se janë sfida më serioze politike e Erdoganit që nga fitorja e madhe e partisë së tij në zgjedhjet 2002. E nën sundimin e tij prej vitesh, është rritur ndjeshëm edhe roli i Turqisë si ndërmjetëse në fuqinë rajonale e ndërkombëtare, prandaj rezultatet e zgjedhjeve po përcillen me shumë interes nga e gjithë bota.
Washington Post ka publikuar një artikull ku ka shpjeguar se pse këto zgjedhje kanë kaq shumë rëndësi në botë, e në veçanti për Evropën dhe NATO-n.
Më shumë detaje, në VIDEON E PLOTË: