Pse tash Kurti heshti për Osmanin kur ajo ishte figurë kryesore afër Trumpit?
Kur presidentja e Kosovës shkon ne Davos, ia jep dorën presidentit të Amerikes, e nënshkruan një dokument aty dhe e fut Kosovën në një nismë të re ndërkombëtare; zakonisht ndodhin dy gjëra: zhurmë dhe ndarje.
Kësaj here ndodhi vetëm një gjë: heshtje.
As Kurti. As Vetëvendosja. As Gërvalla. As Konjufca. Askush asnjë fjali.
E ngjarja as nuk ke e vogel, as rutinë.
Më 22 janar 2026, Donald Trump e prezantoi në Davos “Bordin e Paqes”, dhe në ceremoninë themeluese u pa një grup shtetesh që u rreshtuan aty, bashkë me Kosovën.
Kjo nismë, sipas asaj çka po shihet deri tash, nuk është aleancë klasike perëndimore e vlerave.
Nuk është NATO.
Nuk është BE.
Nuk është “klubi” ku hyn sepse bashke me shtetet aty i ke të njëjtat standarde për zgjedhje të lira, treg të lirë e liri shprehjeje.
Përkundrazi: ka shumë shenja që kjo organizate osht thjeshte është një instrument i ri, transaksional, “America-first”, ku edhe vetë rregullat e lojës duken të çuditshme.
Kur e sheh listën e shteteve që e kane pranu antaresimin, seni i fundit qe te shkon neper mend osht demokracia, liria dhe vlerat liberale.
Nese e hjeke ameriken, kjo organizate ma shume doket si nje organizate e shteteve qe kane dale prej bashkimit sovjetik me disa shtete arabe:
Egjipti, Katari, Arabia Saudite e Emiratet, deri te Kazakistani, Uzbekistani, Azerbajxhani, Armenia e të tjerë.
Ndërkohë, disa aleatë tradicionalë perëndimorë ose nuk deshten me hy, ose po e shtyjnë taktikisht, ose e refuzuan “në këtë fazë”:
Britania tha se nuk po nënshkruan për shkak të frikës për rolin e Rusisë;
Franca tha se nuk synon të bashkohet tani;
Gjermania u përmend si “në shqyrtim”.
Edhe Kanadaja, që u përmend fillimisht si e kujdesshme, përfundoi me ftesë të tërhequr nga vetë Trump.
Ky s’është zhvillimi ku “krejt aleatët janë bashkë” e ti veç i bashkangjitesh pa e mendu.
Kjo është pikërisht arsyeja pse ngjarja është e madhe edhe e pazakonshme.
Qëndrimi im personal është: për një shtet të vogël e të pafuqishëm si Kosova, refuzimi i një ftese të Trumpit mund të ketë pasoja shumë ma të rënda se pranimi.
Dhe, me këtë logjikë, unë besoj që Vjosa Osmani e bëri veprimin e duhur — veprimin e vetëm që e ka shpesh në dorë një shtet i vogël:
Me u rreshtu me SHBA-në, duke shpresu që miqtë evropianë ta kuptojnë realitetin.
Ka situata kur nuk ke nevojë me i thënë të gjitha me zë. Mjafton ajo rrudhja e supeve: “e dimë qysh është bota sot”.
Mirëpo, pikërisht këtu vjen pyetja: pse heshtën Kurti e Vetëvendosja?
Sepse ata kishin tri mundësi:
• Me e lavdëru presidenten (e kjo i jep kredit politik).
• Me e kritiku (e kjo e rrezikon raportin me Trumpin).
• Ose me heshtë; opsioni më “i sigurt” kur s’do me i dhanë askujt pikë, e s’guxon me i marrë vetes minus.
Dhe heshtja, në politikë, shpesh është mesazh.
Sidomos kur e di që ky proces s’përfundon me një foto e një shtrëngim duarsh. Nëse kjo prodhon obligime shtetërore, herët a vonë vjen dita e Kuvendit, vjen debati, vjen ratifikimi, vjen përgjegjësia. Atëherë s’mund të rrish “as po, as jo”.
Prandaj po pres: a është kjo heshtje thjesht kalkulim diplomatik, apo është kalkulim i brendshëm politik?
Sepse Kosova po i afrohet momentit kur duhet me zgjedh presidentin e ardhshëm. Dhe aty do ta shohim kuptimin e vërtetë të kësaj heshtjeje:
A e pa Kurti këtë si rast që ia forcon Vjosës pozitën për mandatin e dytë, apo e pa si rast që duhet me e injoru, që me ia mohu mandatin?
Kjo s’ka me mbet e paqartë gjatë.