"Pse": Avokati i familjes së Liridona Ademajt rrëqeth me fjalën hyrëse në Gjykatë
“Pse Naim ti munde të dalësh me fëmijët nga vetura, e Dona mbeti brenda”, pyetjes së fëmijëve të Liridonës “Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam”, pyetjes së nanës së Liridonës “pse nuk ko me pa ma Liridonën”, pyetjes së Leonardit “Pse Naimi po mundet aq qetë me iu bërtit fëmijëve atë natë”, e një ditë më vonë me u ushqy në Swiss Diamond sikur nuk ka ndodh asgjë” – këto pyetje të familjarëve të Liridona Ademajt, i bëri avokati mbrojtës i familjes në fjalën hyrëse në seancë.