“Prodhojnë analfabetë funksionalë” — Fyerja që Qeveria ua bëri mësuesve: Këtë s’ua kemi pasur borxh
Pas një muaji greva, mësimdhënësit, përveç që s’po marrin rroga, po ndihen edhe të poshtëruar.
Profesori i historisë në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë, Ibush Llapashtica, në një intervistë për gazetën Nacionale tregoi se si është fyer nga eksponentët politikë që edhe pas një muaji e gjysmë, po i vazhdojnë dramat me SBAShK-un.
“Fyerja më e madhe ka qenë kur profesioni im është degraduar deri në këtë shkallë, kur na thanë se ne po prodhuakam analfabetë funksionalë. Po mirë, kjo administratë, polici, shëndetësi... prej kujt dolën? A dolën prej këtyre mësuesve, prej këtyre bankave shkollore?", pyet mësimdhënësi Llapashtica.
Tutje, ai e pyeti edhe kryeministrin se si ka mundësi të diplomojë me notë 10 dhe njëkohësisht të thotë se këta mësues nxjerrin analfabetë funksionalë.
“Një kryeministër që thuhet se ka diplomuar në fakultetin teknik me notën 10.0, a kanë qenë mësues këta njerëz? Pse ia kanë dhënë këtë notë? Sepse e ka merituar. Çfarë pozite i qiti ata profesorë që e kanë vlerësuar me atë notë? Këto institucione që i kemi, prej këtyre mësuesve kanë dalë”, shprehet mësuesi Llapashtica.
SBAShK-u, pasi u konsultua me anëtarësinë, mori vendim që ta pezullonte grevën deri në muajin janar dhe me 1 tetor të fillonte mësimi.
Sidoqoftë, në anën tjetër, Qeveria vendosi të mos i ekzekutonte pagat për mësimdhënësit, meqë ishin në grevë një muaj.
Intervista e plotë: