Prishtina Tournament për herë të pestë, rreth 80 ekipe prezente
Prishtina Tournament është organizuar për herë të pestë në Prishtinë.
Interesim i jashtëzakonshëm për pjesëmarrje në këtë tur interesant, kishte edhe sivjet, me rreth 80 ekipe prezente.
Bajram Murturi, organizator, ka dhënë detaje për Nacionalen rreth këtij turniri.
“Është me të gjitha kategoritë, ka ekpie të vajzave dhe ekipe me nevoja të veçanta. Do të ketë edhe figura të njohura. Turniri ka fillu ditën e premtë dhe do të zgjas deri këtë të premte (pra një javë)”, tha ai.